KA “Lidhja e Prizrenit” fiton Kupën e Atletikës së Kosovës

0

Vetëm pak ditë më parë, atleti i KA “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni, Erudit Rysha, në mitingun e atletikës në Mitrovicë kishte thyer rekordin e Kosovës në kërcim së gjati me 6.98 metra, kurse në garat për kupën e Kosovës që u mbajt dje dhe sot, po në Mitrovicë, ky Klub arriti të realizojë një sukses shumë të madh, duke fituar Kupën e Atletikës së Kosovës.

Suksesi i këtij Klubi është edhe më i madh kur të kihet parasysh se që nga themelimi, vitin  e kaluar ka radhitur suksese të vazhdueshme qoftë në garat indeividuale, qoftë edhe si Klub, si dhe në këto gara për Kupën e Kosovës kishte hyrë i përgjysmuar për shkak të penaliteteve që ia kishte krijuar Federata e Atleitkës së Kosovës, për çka, ky Klub ishte pa kontributin e Erudit Ryshës, Leart Osmanajt, Arnis Kolukajt,Mergim Morines , Varis Malazezitit si dhe legjendes Naim Malazezit

Megjithatë, vullneti, përkushtimi, disiplina dhe puna e palodhshme përgatitore e bërë nga këta atletë në krye me trajnerin dhe atletin Mentor Ajazajn,sekretarit Qendrim Ajazajt  dhe me mbështetjen e plotë dhe të pakursyer të Kryesisë së këtij Klubi.

Këta atletë, dhe drejtuesit e këtij Klubi të entuziazmuar nga fitorja e Kupës së Atletikës së Kosovës dhe nga sukseset e gjertanishme, janë të bindur dhe e thonë me siguri të plotë se sukseset e tyre do të jenë edhe më të mëdha si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës, duke u agnazhuar me të gjitha forcat, energjitë dhe mundësitë e tyre që to forcojnë fair play-in, frymën e garës sportive dhe të bëhen ambasadorë jo vetëm të Prizrenit, por edhe të Kosovës.

Fitores së Klubit të Atletikës “Lidhja e Prizrenit”, dhe dominimit në garat për Kupën e Atëletikës së Kosovës, madhështinë ia ka rritur edhe dedikimi i kësaj fitoreje sakrificës së madhe për lirinë e Kosovës të bërë nga familja e Adem Jasharit, me ç’rast atletët e këtij Klubi vizituan Prekazin dhe bënë homazhe te varrezat e Adem Jasharit dhe të masakruarve të tjerë të familjes së tij./fokusi.org