Maskë nga mollët për lëkurë të bukur

0

Dihet se mollët janë të pasura me vitamina A, C dhe E, që e mbrojnë organizmin nga radikalët e lirë, të cilët janë përgjegjës për plakjen e lëkurës. Pos kësaj, mollët përmbajnë edhe pektinë, që e qetësojnë dhe zbutin lëkurën, si dhe acide që ndikojnë si piling, mbrojnë kapilarët dhe e forcojnë lëkurën. Maskat natyrale e mbrojnë lëkurën nga plakja e hershme dhe faktorët e jashtëm, e freskojnë lëkurën dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

MASKË PËR LËKURË TË THATË 1 mollë të pjekur; 1 lugë salcë kosi; 1 lugë mjaltë; 1 të kuqtë e vezës. Nga molla e pjekur përgatitni pire, i shtoni salcën e kosit, mjaltin dhe të kuqtë e vesë. Vendoseni në fytyrën dhe qafën e pastruar dhe e lini të thahet. Pas gjysmë ore e shpëlani fytyrën me ujë të vakët dhe vendosni krem hidratues.

MASKË PËR PORE TË ZGJERUARA 200 ml ujë të destiluar; 1 lugë mollë të gërryer; 1/4 lugë piper; 1 lugë uthull të mollës. Vloni ujin dhe shtoni përbërësit e tjerë. Përzieni mirë dhe e lini për dy orë në frigorifer. Hiqni pjesët e mëdha dhe i vendosni në lëkurë. Molla ndikon si tonik freskues, uthulla pastron dhe ripërtërin lëkurën, zvogëlon poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë.

MASKË PËR PASTRIMIN E LËKURËS 4 lugë mjaltë; 1 mollë; Ujë të vakët. Gërryeni mollën dhe ia shtoni mjaltin. Përzieni mirë dhe e vendosni në fytyrë. E lini të veprojë rreth 10-15 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të vakët.

MASKË PËR HIDRATIM 1 mollë të gërryer; 1 lugë jogurt; 1 lugë mjaltë; 1 lugë flluska. Përzieni përbërësit dhe maskën e vendosni në fytyrë. E lini të veprojë për 15 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të ftohtë për të përmirësuar qarkullimin.