Veselit i shkuan vetëm partitë e koalicionit PAN, e bojkotoi opozita

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike ka thirrur sot në takim liderët e partive politike për arritjen e konsensusit nacional për dialogun me Serbinë.

Takimi ka nisur ndërsa pjesë e tij kanë qenë Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ai i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj si dhe Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli..

Këtë takim të thirrur nga Kryeparlamentari Kadri Veseli, e kanë bojkotuar tre partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe Partia Social Demokrate.