Mbi 1000 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë

0

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ditën e diele ka shqiptuar 1091 tiketa të trafikut.

43 është numri i aksidenteve që kanë ndodhur dje në Kosovë, prej tyre dy përfunduan me fatalitet. 16 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 25 sosh pa të lënduar.

Janë arrestuar gjashtë persona, tre janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajte të dënimit.