Trump – kryetarit të Iranit: Do të kesh pasoja që pakkush i ka pasur në histori

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar ashpër kryetarin e Iranit Hassan Rouhani duke e porositur se do të përballet me pasoja të tmerrshme për shkak të kërcënimeve ndaj SHBA-së
Përmes një shkrimi në Twitter, Donald Trump Rouhanit i dërgoi një mesazh kërcënues: “Kurrë më mos e kërcënoni SHBA-në ose do të vuani pasojat më të mëdha që pakkush i ka vuajtur gjatë historisë”.

“Kryetarit të Iranit Rouhani: Kurrë, ama kurrë mos e kërcënoni SHBA-në ose do të vuash pasojat që pakkush gjatë historisë i ka vuajtur. Ne nuk jemi më vendi që hesht ndaj fjalëve tua të rënda të dhunës e të vdekjes. Bëj kujdes!”, ka shkruar Trump.

Rouhani të dielën ka thënë se “Amerika duhet të kuptojë mirë se paqja me Iranin është nëna e çdo paqeje dhe se lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, ka transmetuar AP.
SHBA-ja në maj është larguar nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare me Iranin.