Premierë: Vëllezërit Lecaj publikojnë këngën me videoklip “Vëllaut në gurbet”

0

Vëllezërit Lecaj nga Prizreni kanë publikuar këngën e tyre më të re me videoklip, “Vëllaut në gurbet”

Shumë të njohur e shumë të kërkuar në Prizren dhe jo vetëm, në vazhdimësi kanë sjellur këngë me vlera të mirëfillta shqipe. Tashmë ata janë shndrruar në model për këngëtarët e ri për shkak të vlerave që përfaqësojnë, shkruan 04 Online.
Kënga “Vëllaut në gurbet” është një projekt dedikuar gyrbetqarëve shqiptarë, të cilët janë të shumtë në numër. Për tekstin e këngës është kujdesur Izet Rraci, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin Naim Qukiqi. Produksioni “ORA” është kujdesur për videoklip i cili është realizuar kryesisht në Kalanë e Prizrenit dhe pjesë tjera të bukura të qytetit./04online.info/