Benjamin Kololli, kontratë 3-vjeçare me FC Zurich

0

Benjamin Kololli bëhet me skuadër të re. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar me skuadrën e elitës së futbollit zvicëran, FC Zurich.

Mesfushori anësor do të jetë i lidhur më këtë skuadër për 3 vitet e ardhshme,
Kololli do të ketë mundësi që me Zurichun të luajë në grupet e Europa Leagues.
Sezonin e kaluar 26-vjeçari ishte pjesë e Lozanës, duke shënuar plot 10 gol në 29 takime bë Superligën e Zvicrës. Pas rënies së kësaj skuadre një kategori më poshtë, Kulolli vendosi të largohej për të qëndruar në elitë.