Kohë pazaresh

0

E mërkure ditë pazari në qytetin e Prizrenit, edhe pse pothuajse cdo ditë e javës është bëre si të ishte ditë pazari, blihet e shitet shumëcka, por ende është mbetur shprehi që të Mërkuren të bëhet tollovi në këtë qytet.
Thuajse të gjitha qytetet e Kosovës kanë nga një ditë të posaqme të identifikuar si ditë tregu. I bie se në Kosovë cdo ditë bëhen pazare , kush më të lshume e kush me të hangërme. Bëhet pazare në formë tregëtie me laramani çmimesh, e produktesh.

Ështe paksa ironike se si Kosova ka ngecur kaq shumë në zhvillimin ekonomik, nuk është se nuk kemi përvojë me tregti-pazare, dijmë të bëjmë pazare para e prapa shpine, nga më i vogli e tek më i madhi. E si mund të ketë zhvillim në një vend kur pothuajse çdo herë janë njerëzit e gabuar në vendin e gabuar!
Thonin se vetem dijën nuk mund ta bleni, atë duhet ta fitoni përmes, arsimimit, edukimit, studimit… por tani gjithcka është e mundur, vetëm a e ke lekun për ta paguar, megjithse kokën nuk mund ta mbushësh por, kush po e vlerëson sakrificën e djersën për edukim se ?! Përsëri vjen në pyetje pazari !!! Po e pate krahun dhe xhepin e fort kjo mjafton të jeshë i pari i katundit, ose të jeshë pjesë e udhëheqësive, psh. Zëvendës Ministër, ose më e keqja Ministër, ose… tek e fundit askush nuk të pyet si ke qenë por, si je ? Dje mund të ishe bari fshati por sot je bërë vendimarrës në udhëheqësi, dje ndoshta ishe “vajzë shtëpie” por sot je bërë e gjithëanshme në tregti, prap është pazari në pyetje.

Degradimi i arsimit nuk bëhet ndryshe pos përmes faljës së notave, shitblerjës së diplomave pra, edhe këtu pazare. Shkollimit i ka humbur vlera, kur e dinë se vlerësuesit janë po vetë ata të cilët i bëjnë këto maskarallëke. Pastaj nuk e di se si marrin guximin dhe të bëjnë apele tek të rinjët që të mos ikin nga vendi! Ku një i ri i rëndomtë, nuk ka perspektivë për zhvillimin e karrierës. Një student kosovarë nuk mund ta ketë vullnetin për të qenë më i miri, sepse çdo ditë shehë “rivalët” e tijë që kapërcejnë shkallët e suksesit pa u lodhur fare, sepse suksesi i bie bingo nga partia, e këtij të shkretit i shkon gjithë përpjekja huq sepse vendi i pretenduar dhe i ëndërruar mbetet vetëm iluzion, ai vend i përket atyre “superiorëve”.

Këtu detyrimishtë të krijohet personaliteti deshte apo nuk deshte kështu. Si mos me i humbë shpresat të rinjtë kur në moshë pune ata vazhdojn të sorollaten rrugëve, dhe me 0.50 cent në gjep kërkojnë kafenet ku çmimi i makiatos varion me shumën që ai e ka në dispozicion.

E veçanta e tregut- pazarit tonë është se këtu mund të gjeshë produkte të çuditshme, si për shembull , Diploma të gatshme në shitje , e imagjinoni dot se ku mund të ketë rënë optimizmi dhe motivi i një studenti! Të mos jetë në gjendje të bëjë një punim diplome, të i hedh poshtë vitet e studimeve e të blejë diplomën, për tu mburrur pastaj si i/e diplomuar! Kjo gjendje e shfaqë shumë pastër dhe shumë kjartë mentalitetin e shoqerisë tonë, ne jetojmë, veprojmë veç sa për tu dukur sipërfaqësisht, nuk e kemi vullnetin e lirë të veprojmë ashtu siq na do shpirti, sepse e tashmja dhe ardhmja jonë nuk varet nga pretendimet, synimet, dhe ëndërrat tona, ngase ketu të rrënohet çdo fije shpresë kur përballesh me realitetin.

Truri i ynë është bllokuar nga fryma e ngulfatur e modernizimit dhe i ikjes së përgjegjësive, jemi të kënaqur me aq sa kemi, nuk kërkojmë më shumë nga burimi i pashterrshëm i dijes. Le të na përfaqësojë kush të mundet, sepse të fortët fitojnë gjithmon, ata e nxen karriken, ata e ngrisin zërin, ata e luajn lojën, ne shikues të pa zëshëm vazhdojmë të shohim të friksuar nga veprimet e tyre, e të habitur nga mosveprimet tona.
Me në fjalë jetojmë në kohë pazaresh dhe fiton veç pazarxhiu “politik” më i padijshëm!

Shkruan: Florindë KRYEZIU