Durmishaj: Çdo mbështetje e prodhimit vendor reflekton pozitivisht në Industrinë e Qumështit

0

Kryetari i ShIQK-së, Gani Durmishaj, përmes një komunikatë për media ka shprehur falënderimet për mbështetjen e të gjitha institucioneve të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor e që ndikojnë shumë në Industrinë e Qumështit.
“Bazuar në vendimin e marr për masa mbrojtëse për qumështin e importuar me kompetencat ligjore si dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes CEFTA nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,Shoqata e Industrisë së Qumështoreve të Kosovës deklaron se çdo iniciativë në mbështetje e prodhimit vendor reflekton pozitivisht në gjithë sektorin e Industrisë së Qumështit.

Për këtë qëllim ne do të jemi falënderues te të gjitha Institucioneve të cilat kanë për qëllimin mbrojtjen e prodhimit vendor”, tha ai. /Kosova.info/