Me Serbinë duhet të sillemi si shtet, jo si provinca e saj!

0

Duhet të largohemi nga mendimi i projektit serbë për coptimin e Kosovës, me vetedije apo pa të, dikush po vepron në përputhje me planet djallëzore të Serbisë të cilët vazhdojn ta llogarisin Kosovën si pjesë e saj.
Derirsa Serbia në Kushtetutën e vet vazhdon ta trajtojë Kosovën si pjesë integrale të saj dhe se nuk ka kërkuar falje për krimet e saj ndaj vendit tonë , derirsa në bisedimet në Bruksel zyrtarët serb thonë se po takohen me përfaqsues të Prishtinën e jo me zyrtarët shtetëror kosovarë.

Derisa Serbia vazhdon të ketë struktuarat e veta në Kosovë dhe ti financoj ato duke sfiduar shtetin e Kosovës në të gjitha poret e jetës, përfaqsuesit tan shohin ëndrra me sy hapur, duke u sjellë me komoditet dhe duke injoruar realitetin që është evident.

Në momentin kur është futur në bisedime me Serbin kjo garniturë politike e institucioneve të Kosovës është dashur t’i parashohë dhe t’i ketë parasysh disa parakushte, të cilat është dashur të plotësoheshin për të mundur të bisedohej si dy shtete.

Bisedimet me Serbinë as që është dashur të fillonin në këtë format, ngase formati i bisedimeve ka treguar ligështinë e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, pasi është hyrë të bisedohet me një Serbi, e cila ka qenë okupuese dhe ka bërë gjenocid në Kosovë, dhe me një Serbi, e cila nuk e njeh realitetin e Kosovës.
Platforma e spekrtit politikë në Kuvend është e domosdoshme para se me u bë gabimi i radhës i cili mund ti kushtoj shumë Kosovës!

Shkruan: Zafir BERISHA