Vendoset gurthemeli i Pishinës Olimpike në Prizren

0

Në hapësirat e Qendrës Sportive “Sezai Surroi” sot është vendosur gurthemeli i Pishinës Olimpike.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Qeverisë së Kosovës, Kujtim Gashi, dhe zyrtar tjerë lokal e nga kjo ministri, shkruan 04 Online.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka vlerësuar lartë këtë projekt kapital dhe me rëndësi për sportin në Prizren, duke u zotuar se punimet do të përfundojnë brenda tre viteve.
“Prizreni, brenda tri viteve të ardhshme, pritet të bëhet me pishinë olimpike, pasi sot, në hapësirat e qendrës sportive “Sezai Surroi” bashkë me ministrin e Ministrisë së Kulturës, vumë gurthemelin e saj.
Kërkojmë nga Ministria që të jetë vigjilente gjatë realizimit të këtij objekti si dhe përmbushja e obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja e mirëkuptimit.

Komuna nga ana e saj do të japë gjithë përkrahjen në mënyrë që Prizreni ta ketë pishinën olimpike, të cilën do ta frekuentojnë qytetarë të shumtë si dhe do të mund të organizohen edhe gara ndërkombëtare”, është shprehur Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Nga ana tjetër edhe Ministri Kujtim Gashi i cili vjen po nga Prizreni. e ka vlerësuar si shumë domethënës fillimin e realizimit të këtij projekti, duke paralajmëruar se me përfundimin e punimeve Prizreni do të shndrrohet në qytet organizator të garave ndërkombëtare të notit.
“Sot filluam ndërtimin e Pishinës Olimpike në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që ka kosto prej 2 milion e gjysmë euro.

Ky investim bëhet në kuadër të programit për të rregulluar infrastrukturën sportive në Kosovë dhe është projekt i parë i këtij lloji që investohet nga MKRS-ja.

Prizreni pas përfundimit të këtij projekti, do të bëhet qytet i organizimit të garave ndërkomvëtarë të notit. Kjo pishinë gjithashtu do të përdoret edhe nga të rinj dhe qytetarë të Prizrenit dhe më gjërë”, është shprehur Gashi./04online.info/