3 hapa të thjeshtë për të realizuar make up-in në shtëpi si një profesioniste

0

Në qoftë se sot ju duhet të shkoni në një drekë të rëndësishme dhe jeni në mëdyshje si të bëni make up-in, mos vraponi menjëherë tek parukierja e lagjes ose ajo afër punës (ndonëse nuk është qëllimi ynë t’i largojmë klientët askujt), por lexoni këshillat e Living. Gjithësecila prej jush mund të realizojë grim prej profesionisteje, ajo që ju duhet janë disa sekrete e truke bukurie që ndoshta parukieret nuk ua ka thënë, por do t’i zbuloni në rreshtat e mëposhtëm

1.Përdorni nuance të ndryshme të kremit pudër për fytyrën: Hapi i parë për të nisur trukur nis gjithmonë nga fytyra. Pasi keni aplikuar kremin me faktor mbrojtës dhe hidratues, duhet të aplikoni nuanca të ndryshme të kremit pudër në fytyrë, për shembull në pjesën e mjekrës dhe të nofullave aplikoni krem pudër më të zbehtë. Ndërsa në pjesën e tjera (balli, hunda, mollëzar dhe faqet fondotinta duhet të jetë mat dhe një ton më i mbyllur. Përzierja e këtyre toneve do t’i jap pamje më uniforme dhe të freskët fytyrës.

fyty
2.Konturimi i hundës: Një pjese tjetër që duhet t’i konsideroni shumë rëndësi gjatë grimit është konturimi i hundës. Për të bërë hundën të duket më e vogël apo më e mprehtë se zakonisht, konturoni me kafe kockën e hundës dhe shpërhapeni me furçë.

hunda
3.Qerpikët: Qerpikët voluminozë janë dëshira e çdo femre, për këtë arsye shumë prej tyre zgjedhin t’i lyejnë sa më shumë me rimel. Por, në këtë mënyrë rrezikoni që qerpikët të ngjiten dhe të krijohet një masë e zezë mbi qimet e tyre. Asgjë për t’u shqetësuar, mjafton t’i krihni me një furçë të vjetër dhëmbësh dhe qerpikët tuaj do të duken perfektë.

qerpi