Shkelqimi i Skender Susurit në krye të DKA-së, për pak muaj shumë rezultate

0

Ka disa vite që ai vlerësohet si ekspert i arsimit në nivel vendi. Mbase ishte edhe këshilltar në MASHT duke i dhënë një kahje premtuese, derisa ju ka besuar pozita e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Prizren.

Pra, bëhet fjalë për Skender Susurin.
Siç e dijmë të gjithë, arsimi në Prizren që nga paslufta është trajtuar me ngjyra politike, ndërsa Susuri ishte njohur si shpresa e vetme që do të mund ta ndryshonte gjendjen e mjerueshme. Edhe përkundër pengesave të shumta nga njerëzit e ish-pushtetit të instaluar kudo në këtë dikaster, e poashtu edhe nga presioni i madh për shkak të pritjeve të mëdha, Susuri ka arritur me qetësi e profesionalizëm që ta menaxhoj situatën.
Pak fjalë e më shumë vepra. Shumë pak promovim të rezultateve me bindjen e thellë se për atë i është besuar pozita. Por, 04 Online ka siguruar të arriturat kryesore të këtij dikasteri të udhëhequr nga Skender Susuri për pak muaj.
“1. Infrastruktura shkollore

-Vazhdimi i projekteve të lëna në gjysëm, mbi 12 investime kapitale, në godina shkollore dhe salla të edukates fizike, të cilat janë në faza të ndryshme të ndërtimeve dhe sivjet do te përmbyllen / finalizohen;
-Sigurimi donacioneve nga MASHT, përmes projektit IPA për ndertimin e salles se edukates fizike ne shkollen Abdyl Frasheri, renovimin e tersishem te Gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe aplikimin edhe për një shkollë tjetër moderne permes IPA 2019, mbetet vetëm lokacioni të sigurohet;
-Renovimi i 5 godinave shkollave permes donacionit të ministries se zhvillimit ekonomik, nderrimi i dritareve dhe instalimi i nxemjes qendrore;
-Rregullimi i oborrit te shkolles ne Vlashnje;
-Se shpejti, ngase jane finalizuar procedurat e duhura, pritet fillimi i punimeve ne Shkollen e Re te Muzikes, dy qerdheve publike ne lagjet 11 Marsi dhe Bajram Curri;
-10 shkolla ka fituar grande të ndryshme në shumë mbi 100 mijë euro;

2.Cilesia në mësim është një tjetër prioritet i DKA/së,

-Është bërë vlerësimi i brendshëm ishkollave në mbështetje të Institutit Pedagogjik të Kosovës (15 shkollave), pritet të vazhdohet edhe me 15 shkolla të tjera në shtator 2018 me mjetet buxhetore komunale;
-Ka nisur vleresimi i jashtem i shkollave, ne bashkepunim me Inspektoriatin e Arsimit te MASHT-it
-Janë kryer trajnimet për mësimdhënësit e shkollave, për zbatimin e Kurrikulit te Ri te Kosoves;
-Janë vlerësuar Planet Zhvillimore të shkollave, mbi të gjitha prioriteti është formuar dhe funksionalizuar ekipi komunal për Plotësimin dhe ndryshimin e Planit Zhvillimor te Arsimit ne nivel komune 2019-2021;
-Janë organizuar aktivitete të shumta shkencore-letrare-hulumtuese me nxënësit e shkollave;
-Është nënshkruar marrëveshja me Caritas Kosovën për funksionalizimin e Shërbimit Pedagogjik-psikologjik në nivel të DKA-se,
-Janë përgatitur dhe shpërndar në shkolla me dhjetra udhëzues të cilët mbështesin shkollat në ngritjen e cilësisë;
-Janë bërë vlerësimet e jashtme të nxënësve si : Testi ndpërkombëtar PISA 2018, Testi I arritshmerise per nx. kl. IX-ta dhe Matura shteterore;
-Janë ndarë 50 mijë euro bursa për studentët e dalluar te Komunes, te cilet studuiojne ne Universitetet publike
-Jane inicuar nisma per pavaresimin e shkollave, ndarjen e shkollave sipas niveleve, kjo per nje cilesi me te mire”.
Disa prej tyre të promovuara përmes lajmeve e shumë prej tyre të mbetura si rezultate.
Sfidë tashmë për drejtorin Susuri është përzgjedhja e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, i cili është i zotuar që t’i zgjedh më të mirët./04online.info/