Përurohet fusha sportive në SHFMU “Dy Dëshmorët” në Piranë, kontribut i KFOR-it turk

0

SHFMU “Dy Dëshmorët” në fshatin Piranë të Prizrenit është bërë me fushë të re sportive.

Realizimi i këtij projekti është bërë i mundur nga KFOR-i turk, ndërsa në përurimin e tij ka marrë pjesë edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari Eshref Memaj, Drejtori i DKA-së Skender Susuri dhe zyrtarë tjerë, përfaqësues e banorë të fshatit Piranë.

“Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, nënkryetari, Eshref Memaj, dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Skender Susuri, kanë vizituar shkollën SHFMU “Dy Dëshmorët” në Piranë, për ta përuruar fushën e re sportive që është ndërtuar për këtë shkollë.

Me këtë rast, kryetari Haskuka tha se investimi në fëmijë është investim për të ardhmen, kështu që Komuna duhet të punojë më shumë për të bërë investime të tilla nëpër shkolla.

Ndërtimi i kësaj fushe është bërë falë kontributit të KFOR-it turk”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/