Haskuka po i’a kthen fytyrën e merituar rrugëve të Prizrenit

0

Rrugët “Ahmet Prishtina” dhe “Flamuri” konsideroheshin si rrugët më të dëmtuara dhe të lëna anash ndër vite.

Por, këtyre rrugëve ju ka kthyer vëmendja. Për ditë të tëra është punuar e për të përfunduar edhe asfaltimi i tyre sot. Për këtë arsye, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i përcjellur nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, kanë inspektuar për së afërmi këto punime, duke u zotuar se do të investohet në të gjitha rrugët që vlerësohet se është i domosdoshëm intervenimi.

“Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, sot inspektuan punimet në rrugën “Ahmet Prishtina” dhe “Flamuri”.

Punimet në rrjetin e kanalizimit në këtë rrugë kanë përfunduar dhe tashmë ka filluar faza përfundimtare e intervenimeve me shtruarje të asfalltit.

Investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike do të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe në secilin cep të komunës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/