Fytyrë e ushqyer dhe e hidratuar si ajo e Bella Hadid? Aplikoni këtë maskë

0

Keni dëgjuar për magjinë e avokados me mjaltë dhe tërshërë? Kjo përzierje është shumë efektive për t’i dhënë fytyrës shkëlqim, për ta hidratuar dhe ushqyer.

Kësaj recete i beson shumë dhe modelja Bella Hadid, e cila e aplikon çdo mbrëmje dhe është mjaft e kënaqur, sidomos pas një jave të mbingarkuar me makeup. Si thoni e provojmë?

Përbërësit:

  • 1/2 avokado
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • një grusht tërshërë

Përgatitja:

  • Përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Tërshëra duhet të jetë përpunuar në formë pluhuri.

Përgatitja:

  • Aplikojeni maskën në zonat problematike. E lini për rreth 15 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën.
  • Masazhi do të ishte një vlerë e shtuar. Ai ndihmon në mbylljen e plagëve të shkaktuara nga aknet dhe rigjeneron indet.