Klubi i Karatesë “Prizreni” po merrë pjesë në turneun internacional “Turkish Open Karate”

0

Klubi i Karatesë “Prizreni” është duke marrë pjesë në turneun internacional “Turkish Open Karate”, me ftesë të nikoqirëve në Turqi.

Turneu ka filluar sot dhe pritet të përfundoj me 15 korrik. Stambolli pritet të jetë nikoqir i 3500 karateistëve nga e tërë bota.
04 Online ka mësuar se KK “Prizreni” do ta përfaqësojnë Stina Sallauka, Tiba Sallashi, Halil Ninaj, Yner Berisha, Orges Maloku, Burim Sallauka, Ynem Berisha, Faton Krasniqi dhe ekipi tjetër mbështetës.
Shpresojmë që karateistët prizrenas të kthehen me ndonjë medalje nga ky turne i madh. 04 Online do të ju mbajë të informuar në kohë reale me zhvillimet në turneun internacional që po mbahet në Stamboll të Turqisë./04online.info/