“Sonte” projekti i ri nga Mirudi

0

Mirudi në përfundim të projektit të ri muzikor Durim Morina apo i njohur me nofkën Mirudi, është një këngëtar shumë i talentuar shqiptar i cili jeton në Amerikë, shkruan rtv21.tv përcjell 04 Online.

Pas këngës, “Ti dhe unë” të publikuar katër muaj më parë, Mirudi është drejt finalizmit të një projekti të ri muzikor të cilin do ta kompletojë edhe me videoklip. “Sonte” mbanë titullin kënga e re nga Mirudi për të cilën ai ka bashkëpunuar me Florent Boshnjakun, ndërsa tekstin e ka shkruar vet. Xhirimet e klipit do të nisin gjatë vikendit në California me regji të aktores së huaj Joely Fisher.