Batusha godet rëndë LDK-në në Prizren, ja për çka po e akuzon atë…

0

Përzgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve për shkollat fillore dhe shkollat e mesme në Prizren ka sjellur konfliktin e parë publik mes partive në koalicionin qeverisës në Prizren.

Drejtoria e Arsimit me marrëveshje i takon Nismës Socialdemokrate, e të cilën e udhëheq Skender Susuri. Si rrjedhojë javën e kaluar janë shpallur edhe emrat e përzgjedhur, ndërsa reagimet më të mëdha i ka bërë LDK-ja.
Leart Batusha, njohës i politikës lokale në Prizren ka reaguar në profilin e tij në facebook, duke publikuar marrëveshjen e arritur vitin e kaluar, dhe duke bërë me dije se akuzat janë të pabaza dhe me tendenca nga zyrtarët e LDK-së.
“Hazizi i LDK-së dhe disa të tjerë janë versulur me një mal akuzash të pa baza e të pa qëndrueshme nëpër rrjete sociale, lidhur me konkursin e fundit në sektorin e arsimit në Prizren.
Per ta demaskuar Hazizin dhe të gjithë telallet tjerë,unë po i’u ofroj një dukument përmes të cilit LDK ka tentuar të vënë gisht edhe tek punësimet të cilat shkojnë përmes konkursit. Por për fat të mirë krytari aktual Mytaher Haskuka nuk ka rënë në këtë grack. LDK e cila ka luajtur me dy fytyra në zgjedhjet e fundit lokale. Gjatë balotazhit një marrëveshje të tillë LDK e ka pasur edhe me Shaqir Toten, ajo ka luajtur me dy “karta”. Por më e keqja e gjithë kësaj është që sot në pushtet eshte pjesa e LDK e cila e ka votuar Shaqen e PDK-së, ndërsa grupi tjetër i LDK të cilët e kanë votuar Myten janë jasht pushtetit. Për të cilën një pergjegjesi te vogel e ka edhe vet Mytaher Haskuka.
LDK në pikën 2 të kësaj marrëveshje të ofruar ka tentuar që të vazhdoj qeverisjen në stilin e PDK-së dhe për këtë dokumenti më poshtë dëshmon më së miri.
Akuzat e Hazizit e Petritit të LDK-së në Prizren se gjoja po politizohet arsimi, nuk janë asgjë tjetër përveç një dyftyrësi dhe josinqeritet i tyre, për të cilat tashmë edhe qytetarët i kanë kuptuar dhe LDK-ja në Prizren jo rastësisht është këtu ku është. Me sa e kam kuptuar unë nga jashtë në konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit nuk është lejuar të përseritet “shkolla”e PDK-së dhe e Hazizave dhe për këtë e përgzoj komisionin intervistues që e ka bërë një punë kaq me përkushtim dhe nder.
Me qenëse tipa si Hazizi e kanë tepruar me shpifje dhe të pavërteta lidhur me konkursin e fundit, unë po ju jap edhe disa fakte se Haxhi Avdyli si kryetar i degës së LDK-së në Prizren, nën presionin e Haziz Hodes ka tetuar të politizoj konkursin për drejdor.Ai dy herë ka tentuar të bisedoi me partnerët e kualicionit për këtë çështje duke i ofruar atyre emra si kuadro të LDK-së për tu përzgjedhur Drejtor,por shumica e të cilëve nuk janë ftuar as edhe në intervist për arsye se nuk i kanë plotësuar kriteret e kerkuara me konkurs . Por më e keqja e gjithë kësaj është se kanë ofruar edhe emra si Hem Qoqaj drejtor aktul në fsh Krajk, i cili është militant i PDK-së e të cilin Hazizi ka tentuar ta vesh me petkun e kuadrit të LDK-së duke e mashtruar edhe kryatrin e vet z Avdyli.
Kjo logjik besoj se nuk do të funksionon në qeverisjen aktuale dhe duhet harruar mendimin që “edhe ne të bëjmë siç ka bërë PDK”.
Nga këta Drejtorë që janë zgjedhur e të cilëve i uroj suksese mundet ndonjëri edhe të jet anëtar partie, por kjo nuk do të thot se nëse i ka plotsuar kriteret e parapara me konkurs nuk duhet të zgjidhet vetëm pse është anëtarë i partis. Duhet kuptuar se nëse nuk duhet zgjedhur dikush, atehere nuk duhet zgjedhur ata cilet nuk i plotësojnë kushtet e parapara me konkurs dhe të cilët nuk kanë treguar performancë të mirë në intervist ose ata të cilet sillen si emisar politik ashtu siç ka pretendu Hazizi.
Ne fund, dua të ju kujtoj se nga 18 të zgjedhurit e fundit në konkurs 8 janë të rizgjedhur, 4 nga drejtorat e mëparshëm nuk kanë konkuruar fare dhe vetëm 4 nga ata aktual janë ndërru.
Nuk e di ku po e shihni politizimin ketu?
Ndryshe Hazizi duhet ta depolotizon dhenien e Goldonave dhe faren e misrit si subvencion të cilin e kan politizu dhe ata të cilët nuk janë në LDK nuk kanë për ti marrë ato ashtu siç nuk pat edhe një vend pune si Roje Pylli për tjerë të cilët nuk kanë qenë me ta”, ka shkruar Batusha në facebook.
Si më poshtë ju prezantojmë edhe marrëveshjen të cilën e ka publikuar vet Batusha në profilin e tij në facebook./04online.info/