Shënohet dita e zjarrfikësve në Prizren, Haskuka premton mbështetjen e këtij institucioni…

0

Sot me akvitete të ndryshme është shënuar dita e zjarrfikësve në Prizren, me ç’rast janë bërë edhe demonstrime të shuarjes së zjarrit, shpëtimit të personave në aksidente të ndryshme dhe të kërkim shpëtimit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se kanë punuar në rritjen e numrit të zjarrfikësve sezonal, ndërsa për momentin janë duke punuar në identifikimin e nevojave të këtij institucioni. Si rrjedhojë, Haskuka ka bërë poashtu me dije se në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencës dhe Sigurisë janë duke punuar për të rritur cilësinë dhe përmirësuar gjendjen në këtë instituciuon.
“Sot, në ditën e zjarrfikësve të Prizrenit, është bërë demonstrimi i shuarjes së zjarrit, shpëtimit të personave të aksidentuar dhe kërkim shpëtimit të personave të ngujuar në objekte, nga ana e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit.
Për ta rritur nivelin e sigurisë, duhet të jemi sa më të përgatitur dhe në gatishmëri për raste emergjente.
Me qëllim të kësaj, sivjet e kemi rritur numrin e zjarrfikësve sezonalë. Gjithashtu, jemi duke i identifikuar edhe nevojat për zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit, të cilat do t’i mbulojmë me anë të donacioneve nga qytetet e binjakëzuara nga Gjermania dhe Turqia, derisa procedurat për blerjen e një kamioni të ri për zjarrfikësit nga ana e Komunës tashmë kanë filluar.
Me Drejtorinë e Emergjencës dhe Sigurisë jemi duke i shikuar të gjitha mundësitë për ta rritur cilësinë dhe përmirësuar edhe më tej gjendjen aktuale”, ka shkruar Haskuka në facebook./04online.info/