Po vazhdojnë punimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Prizren…

0

Punimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore po vazhdojnë me intensitet të lartë, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Gjatë këtyre ditëve po zhvillohen punimet në rrugët “Sheh Emini”, “Ramadan Çejku” dhe “Flamuri”.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të na njoftojnë nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve, për t’i identifikuar problemet në infrastrukturën rrugore.
Drejtoria e Shërbimeve Publike do të vazhdojë të punojë me këtë ritëm sipas planit dinamik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/