Po pastronte kombajën, vdes pas kontaktit me rrymën…

0
Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në Rahovec pas kontaktit që kishte me energji elektrike.
Sipas policisë, viktima derisa kishte qenë duke e bërë pastrimin e një mjetit bujqësor, më saktësisht kombajnës, dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me energji elektrike në aparatin e larjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në emergjencën e spitalit në Gjakovë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për varrim.