Veturat të prodhuara 40 vjet më parë ekspozohen në Prizren…

0

Rreth 40 automjete të prodhuara të paktën 40 vjet më parë, janë ekspozuar përgjatë ditës së diel në qendër të qytetit të Prizrenit.
Gjatë fundjavës në Komunën e Prizrenit, u organizua edicioni i 13-të i festivalit ‘Oldtimerfest’.

Komuna njoftoi se automjetet me modele të vjetra, kanë rrugëtuar qindra kilometra drejt Prizrenit nga shtete të ndryshme të rajonit, si: Sllovenia, Hungaria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërsa interesimi i qytetarëve për t’i parë ato nga afër, ka qenë mjaft i madh.
Aktivitetet e organizuara nga Oldtimer Club Prizren do të vazhdojnë sot me udhëtimin e përbashkët të këtyre automjeteve në qytetin e Stambollit në Turqi./Kallxo.com