Sonte mbahet finalja e “Pianisti i Ri 2018”, Riola Susuri përfaqëson Prizrenin, synon edhe një çmim…

0

Sonte është nata finale, ndërsa talentja nga Zhuri i Prizrenit pretendon për të fituar një çmim, e pse jo edhe çmimin e parë.

Bëhet fjalë për super talenten në piano, Riola Susuri, e cila po merr pjesën në garën e pianistëve të ri për vitin 2018. Ju kujtojmë se Riola është nxënëse e klasës së dytë të shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, e vetmja që po e përfaqëson Prizrenin në këtë garë.
04 Online ka mësuar se Riola mund të fitojë ndonjërin prej këtyre çmimeve të cilat ne i kemi paraqitur si më poshtë:
“Çmimi “Fahri Beqiri”, përzgjedhja nga ana e vetë kompozitorit – Fahri Beqiri
Çmimi “Pianisti i Ri 2018”, Çmimi kryesor i Festivalit/Çmimi DAM Festival për “Pianistin E Ri2018” -Koncert me Filarmoninë e Kosovës/DAM Festival
Çmimi “Festival Internacional de Jovens Pianistas” Recital në Amarante-Portugal(2019)-Ndahet nga pianisti portugez Vasco Dantas Rocha.
Çmimi “ Instanbul Recital” -Çmimi ndahet nga pianistja dhe violinisti Turk Birsen dhe Özcan Ulucan- Koncert në Instabul(2019)”.
Finalja fillon sonte në ora 19:00, duke mbetur me shpresën se Riola do ta fitoj së paku njërin prej çmimeve të lartëcekura./04online.info/