Gjërat që duhet t’i pranoni nëse dëshironi të jeni e lumtur përgjithmonë

0

Shumica e njerëzve nuk e njohin veten mjaftueshëm sa për ta qartësuar se çfarë në të vërtetë duan në jetë. Ata i përshtaten nocioneve dhe ideve të shoqërisë, familjes së tyre, dhe gjërave tjera që ndikojnë në pikëpamjen e tyre. Njerëzit e shpenzojnë jetën duke jetuar ngjashëm si personat e së kaluarës dhe kjo nuk iu sjell të mira në të tashmen. Këto gjëra, në fakt, janë pikërisht ato që ua largojnë lumturinë. Por, çelësi për një lumturi të përhershme është i groposur thellë brenda procesit të njohjes së vetvetes dhe mos bindjes nga këto forca.
Në mënyrë që të jeni të lumtur duhet t’i ndiqni trajtat e mëposhtme.

Kuptojeni vetveten
Kur është fjala për lumturi, fillimisht duhet ta kuptoni mirë vetveten. Kur jeni e qartë për mendimet që i keni, ju shumë lehtë mund ta ndryshoni krejtësisht jetën tuaj dhe ta drejtoni në kahje të duhur. Është e rëndësishme të dini se çfarë dëshironi nga jeta juaj, çfarë ju përmbush shpirtërisht, etj.
Mos u përpiqni të bëheni të përsosur
Kur synoni të bëheni të përsosur, ju e humbni argëtimin gjatë këtij rrugëtimi. Nuk ekziston ndonjë gjë si përsosmëria. Krejt çfarë mund të bëni është të dhuroni maksimumin dhe të mos brengoseni për rezultatet. Posa ta lironi veten nga dëshira për të qenë e përsosur, ju do ta gjeni lumturinë në çdo moment dhe do të bëni jetë shumë më të mirë.
Qëndroni e gatshme për t’u zhvilluar
E lumtur mund të jetoni vetëm kur provoni gjëra të reja dhe e hapni veten ndaj eksperiencave të reja. Bëni gjithçka për t’i mbajtur shkëndijat që i keni brenda jush.
Vlerësojeni atë që e keni
Nëse e shpenzoni jetën duke u ankuar në vend se t’i vlerësoni gjërat që i keni, atëherë kjo do t’jua vjedhë gëzimin. Në vend se të kërkoni më shumë, është mirë të filloni t’i shijoni të mirat që veç i keni.