Menaxherët e Trustit më nuk i kanë pagat nga 6 mijë euro, njoftohet ulja e tyre

0

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë arritur që të zvogëlojnë pagat e menaxhmentit të Trustit. Ai ka njoftuar se sot ka pranuar njoftimin e Bordit të Trustit që konfirmon se pagat e tyre janë nivelizuar me ato të BQK-së, me kërkesë të Komisionit që udhëheq. Pagat e menaxhmentit të Trust ishin 6000 mijë euro, e të cilat sipas këtij komisioni ishin joproporcionale me rendin institucional në vend.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:
Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelizohen me ato të BQK-së.
Sot pranova njoftimom e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë.
Natyrisht, do të ishte mirë që shembulli i tille të ndiqej edhe nga qeveria e institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht, tani për tani, kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër.