OJQ ‘Arasta’ dhe OJQ ‘IDEA” nesër organizojnë simpoziumin “Lidhja Bashkon në Prizren”

0

Prizreni sivjet ka shënuar 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, si e tillë dy organizatat të mëdhaja të Prizrenit këtë të shtunë do të realizojnë një simpozium ku si penalistë do të marrin pjesë historian, politolog, sociolog dhe figura të njohura publike nga vendi dhe rajoni,

Simpoziumi i cili nën moton “Lidhja Bashkon në Prizren” organizohet nga OJQ ARASTA dhe OJQ IDEA.

Si penalistë në këtë simpozium do të marrin pjesë: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerekezi, Kryetari i Lëvizjes BESA (Maqedoni), Afrim Gashi, politologu i njohur shqiptar, Hysamedin Feraj, politologu Fatlum Sadiku, sociologu Blerim Halili dhe historianët Shasivar Kabashi , Parim Kosova.

Simpoziumi mbahet në Hotel Theranda të shtunën më 23 qershor 2018, sipas një njoftimi të bërë nga këshilli organizativ, aktiviteti do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.