Futbollisti shqiptar zgjidhet lojtari i ndeshjes Serbi – Zvicër

0

Anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është zgjedhur lojtari i ndeshjes kundër Serbisë, pasi ua fitoi ndeshjen zviceranëve.
Shaqiri pati një paraqitje fantastike në pjesën e dytë dhe atë e kulmoi me një super gol të shënuar në minutën e 90-të të takimit, raporton Gazeta Express.

Goli i Shaqirit do të thotë tri pikë shumë të rëndësishme për Zvicrën, e cila tani i ka 4 pikë në vendin e dytë, aq sa Brazili në të parin.
Faqja zyrtare te FIFA-s e ka zgjedhur Shaqirin lojtar të ndeshjes, pasi ai pothuajse ia ka siguruar kualifikimin në 16 më të mirat Zvicrës.
Serbia mbetet e treta me 3 pikë dhe Kosta Rika e fundit pa pikë.
Zvicra do të ndeshet me Kosta Rikën në ndeshjen e fundit të Grupit E, ndër Serbia me Brazilin.