Xhaka e Shaqiri nokautojnë Serbinë…

0

Një ndeshje plot emocione, plot adrenalinë, por edhe plot fyerje nga tribuna që ishin mbushur me tifozë serbë e rusë por ishte e kotë, sepse katër shqiptarët e pushtuan Rusinë.
Granit Xhaka nuk do ta harron sonte natën në Kaliningrad sepse shënoi një supergol duke ja mohuar fitoren Serbisë.
E kjo paraqitje fenomenale e shqiptarëve bëri që Zvicra të luaj shumë më mirë dhe pos që barazoi rezultatin Serbia ishte me fat që nuk e humbi ndeshjen.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje nisi shumë më mirë për Serbinë, të cilët pas një kundërzbritje shënuan një gol në minutën e gjashtë.
Mitrovic shfrytëzoi shumë mirë një krosim të Tadic.

Por, nga kjo minutë Zvicra e mori timonin në dorë. Katër shqiptarët e Zvicrës e kontrollinin për mrekulli mesfushën dhe disa herë përpara doli Xhemajli që nuk shfrytëzoi dy mundësi të arta për ta barazuar rezultatin.
Pjesa e parë shkon me një epërsi të ngushtë për Serbinë.
Zvicra pjesën e dytë e nisi aty ku e kishte lënë pjesën e parë.
Që në minutën e 55’të Granit Xhaka lanson një predhë duke barazuar rezultatin në 1-1.
Shaqiri pas tij e goditi shtyllën dhe Zvicra vazhdonte sulmet në drejtim të portës se portierit serb.
Një kundërsulm i shpejtë Zvicrës gjen shumë mirë Shaqirin në minutën e 90’të.
Me këtë fitore Zvicra praktikisht do të jetë në fazën tjetër të Rusia 2018 kurse Serbisë i duhet një mrekulli për ta mposhtur Brazilin.
Zvicra luan kundër Kosta Rikës në ndeshjen e fundit të Grupit E./GazetaExpress/