Nigeria mposht Islandën, feston edhe Argjentina

0

Nigeria ka mposhtur Islandën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e dytë të grupit D, një rezultat ky që lë totalisht të hapur mundësitë e kualifikimit për të tre skuadrat.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me Islandën disi më kërkuese, ndërsa në 45-minutëshin e dytë, ishin nigerianët që arritën të dërgojnë dy herë topin në rrjetë.
Ishte pikërisht sulmuesi i CSKA-së së Moskës, Ahmed Musa ai që shënoi të dy golat për nigerianët, në minutat e 49 dhe 75-të, ndërsa Gulfi Sigurdsson humbi edhe një 11-metërsh në minutën e 83-të.
Ky rezultat natyrisht që i shkon më shumë përshtat Argjentinës, e cila rikthehet edhe njëherë të shpresojë për një kualifikim të mundshëm në fazën e 1/8-ave. Tani skuadra e Sampaolit ka nevojë për një fitore bindëse ndaj Nigerisë, për t’u renditur e dyta në grup.
Nga ana tjetër Islanda humbi një mundësi të shkëlqyer për të prekur kualifikimin që sot, pasi mund të shkëputej nga Argjentina dhe të shpresonte për të paktën një barazim në ndeshjen e fundit.