Zhvendosen shtyllat elektrike në rrugën “Ajahidët” në Prizren…

0

Në rrugën “Ajahidët” në Prizren shtyllat elektrike kanë qenë një problem i theksuar në zhvillimin e komunikacionit të rregulltë.

Si rrjedhojë Drejtoria e Shërbimeve Publike ka kërkuar nga KEDS-i për zhvendosjen e këtyre shtyllave me qëllim të realizimit normal të komunikacionit nga banorët e kësaj rruge dhe jo vetëm. Tashmë shtyllat janë ç’vendosur sipas parashikimeve dhe që nuk paraqesin problem në komunikacion.
“Me kërkesë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, është bërë dislokimi i shtyllave të kabllove të energjisë elektrike nga ana e KEDS, në rrugën “Ajahidët”.

Shtyllat e vjetra të drurit, që gjendeshin në mes të rrugës, janë zëvendësuar me ato të reja prej betonit dhe janë zhvendosur për disa metra më anash, në mënyrë që të lirohet rruga për qarkullim.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë zonë është duke implementuar projektin për rregullimin e infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/