Kalueshmëria e testit të maturës në këtë shkollë të Suharekës nuk ka shkuar më shumë se 28.22%

0

28.22 % është kalueshmëria nga rezultati i Testit të Maturës në Shkollën Teknike “Skënder Luarasi”, sipas rezultateve të prezentuara nga Drejtoria e Arsimit në Suharekë. Në këtë shkollë nga 287 nxënës kanë kaluar vetëm 81.

Ndërsa Gjimnazi “Jeta e Re” ka kalueshmëri prej 97.24 %, duke treguar sipas statistikave se nga 435 nxënës sa i janë nënshtruar testit kanë kaluar 423. Pra sipas statistikës së treguar nga DKA del se në këtë shkollë kanë dështuar vetëm 12 nxënës.
Shkolla e Mesme Profesionale ” Abdyl Ramaj”, ka treguar kalueshmëri në statistika me vetëm 42.58 %, që do të thotë se nga 263 sa i janënshtruar testit 112 e kanë kaluar. Pra, 151 nxënës kanë dështuar duke mos e kaluar testin kësaj radhe.
Kalueshmëria në nivel te të tri shkollave të mesme është 62.53 %. /therandapost.com/