Haskuka nderon me mirënjohje Hiroshi Fuji, përfaqësues i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA)

0

Në takimin lamtumirës me z. Hiroshi Fuji, përfaqësues i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), pata rastin ta nderoj me mirënjohje për ndihmën që kjo Agjenci i ka dhënë Komunës sonë në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Japonia njihet si një nga shtetet më të avancuara në botë sa i përket menaxhimit të mbeturinave, dhe këtë përvojë të mirë, për fatin tonë, e ka ndarë me Prizrenin.
JICA që nga viti 2011, nëpërmjet ekspertëve të vet, ka trajnuar stafin lokal për ta krijuar modelin më të avancuar në Kosovë sa i përket organizimit të këtij sektori. Modelin e ndërtuar në Prizren, sivjet e ka adaptuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duke u zotuar se do ta shtrijë në të gjitha komunat e Kosovës.

Komunës së Prizrenit i mbetet që ta avancojë modelin e ndërtuar, ndërsa popullit japonez do t’u jemi mirënjohës për këtë ndihmë të paçmueshme,thuhet në njoftimin e plasuar në faqen zyrtare të kryetarit të Prizrenit./TvPz