Ju tregojmë 4 mënyra të thjeshta për rritjen e flokëve

0

Flokë të gjatë, të mëndafshtë dhe me shkëlqim? Ju duhet të aplikoni vetëm këto katër metoda:
Shpëlarja me ujë të ftohtë
Kjo është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për flokët tuaj sepse uji i ftohtë hap poret e lëkurës së kokës dhe në këtë mënyrë, gjaku qarkullon më mirë, duke ndikuar në rritjen e flokut.

Aloe Vera
Njihet për benefitet e panumërta medicinale, për flokët dhe lëkurën tuaj. E vetmja gjë që duhet të bëni është që të prisni një gjethe aloe vera dhe ta fërkoni xhelin e tij në rrënjët e kokës suaj. Kjo do bëjë që flokët të hidratohen dhe në këtë mënyrë të rriten më shpejt.

Masazh me vaj kokosi

Hidheni vajin e kokosit në një enë dhe më pas me gishtat vendoseni në rrënjët e flokëve dhe masazhojeni. Vaji i kokosit do të ushqejë dhe do të pastrojë akumulimin e papastërtive tek rrënjët e flokëve. Mbajeni atë për 30 minuta para se të përdorni shampon.

Nëse e aplikoni këtë procedurë të paktën një herë në javë, do të shihni rezultate të mira dhe do të keni shumë shpejt flokë të gjatë dhe të bukur.

Maskat e flokëve me proteina

Një nga arsyet pse bien flokët është për shkak të mungesës së proteinave në dietën tuaj të përditshme. Për këto raste, ri-aktivizoni flokët tuaj të kequshqyer me ndihmën e maskave të mbushura me proteina.

Më e mira është maska me vezë, pasi ajo i injekton shpejt proteinat.

Për ta bërë këtë, merrni 2 vezë, veçoni të bardhën nga e verdha dhe aplikoni vezën e rrahur (të verdhën) tek rrënjët e flokëve me ndihmën e një furçe. Pas kësaj, përdorni shampon tuaj si normalisht dhe do të shihni se si flokët do të duken më të shëndetshme që me herën e parë.