Sekretin për një lëkurë pa rrudha dhe të lëmuar e keni në kutinë e ilaçeve!

0

Të gjithë biem dakord për një gjë! Aspirina gjen përdorim në pothuajse çdo shtëpi dhe familje shqiptare e jo vetëm! Ne zakonisht e përdorim këtë pilulë për dhimbjet e kokës, kur kemi temperaturë ose kur vëmë re simptomat e para të të ftohtit.
Njerëz të tjerë e përdorin aspirinën për problemet e zemrës dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Mjekët thonë se aspirina është jashtëzakonisht efektive dhe e dobishme për shkak të përbërësit të saj të fuqishëm, acidit salicilik.
Ka përdorime të ndryshme medicinale të këtij ilaçi, por a e dini se mund ta përdorni edhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës suaj? Po, dhe më besoni që do të habiteni nga rezultatet.
Në këtë artikull ne do t’ju tregojmë 2 receta të mahnitshme të maskave të fytyrës, të cilat do t’ju ndihmojnë për rigjenerimin e lëkurës suaj dhe në eliminimin e rrudhave. Këto receta maskash janë shumë të thjeshta dhe të lehta për t’u bërë. Për më tepër ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

Maskë me aspirinë dhe limon
Përbërësit:

3 aspirina
3 lugë gjelle me lëng limoni
Përgatitja:

Shtypni aspirinat, përziejini ato mirë me lëng limoni, deri sa të formohet një pastë.
Vendosni këtë përzierje në fytyrë dhe lërëni atë për 10 minuta.
Pas kësaj lani fytyrën me ujë të ftohtë.
Maskë me mjaltë, kos dhe aspirinë:
Përbërësit:

5 aspirina
2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle kos
Përgatitja:

Lani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Më pas lagni një peshqir të vogël në ujë të pastër dhe vendoseni atë në mikrovalë për 30 sekonda.
Hiqni peshqirin nga mikrovala, e mbani në fytyrë për 10 minuta, në mënyrë që poret të hapen dhe maska të funksionojë.
Pas kësaj,thani fytyrën dhe aplikoni maskën. Lëreni atë për 30 minuta. Më pas, lani fytyrën me ujë të ftohtë.