Ju tregojmë si të zgjidhni shalqi të pjekur mirë

0

E keni të vështirë të zgjidhni shalqi të pjekur mirë dhe gjithmonë përfundoni tek ata në ngjyrë rozë me justifikimin “se nuk jeni aty brenda frutit”?
Sigurisht, kjo gjë ndodh shpesh dhe me të gjithë, sidomos gjatë sezonit të verës. Blejmë një shalqi dhe mezi presim të shkojmë në shtëpi për ta shijuar, por në fund vjen zhgënjimi. Për ta shmangur këtë suprizë të pakëndshme, ja disa sugjerime të vogla që duhet t’i keni parasysh kur bëni pazar:
Si t’a zgjidhni shalqirin?
I pasur me ujë, shalqiri është fruti i duhur për të shuar etjen dhe për t’u rigjeneruar gjatë verës. Për ta zgjedhur siç duhet lëvizja e parë është impakti viziv që transmeton produkti. Me pak fjalë, një shalqi i mirë duhet të ketë një formë të rregullt dhe ovale.
Për t’u siguruar që është një frut i pjekur sa duhet është e nevojshme prekja me goditje të lehta në lëkurë, në mënyrë që të dëgjoni zhurmën që jep: nëse është zhurmë e shurdhët do të thotë që pjekuria e shalqinit është e plotë, por nëse merrni një zhurmë si të zbrazët më mirë lëreni, pasi po blini një frut të pjekur më shumë nga ç’duhet.

Rëndësia e ngjyrës
Edhe ngjyra e lëkurës është e rëndësishme në zgjedhjen e një shalqiri të mirë. Lëkura ideale është në ngjyrë të gjelbër me vija të theksuara, por një verifikim të plotë mund ta bëni me tulin; nëse është i kuq i plotë, mund të rrini të qetë.
Lëkura duhet të jetë e trashë më pak se një centimetër dhe prova më e mirë është ajo e gërvishtjes: nëse provoni ta gërvishtini me thonj dhe lëkura hiqet lehtësisht do të thotë që është i pjekur mirë, në të kundërt fruti është ende i pabërë.
Ndërkohë dhe farat tregojnë shumë! Nëse janë të bardhë, fruti është i pabërë, nëse janë të thatë do të thotë që shalqini është mbledhur shumë kohë para se ju t’a blini.