Ushqimet që duhet të hani për mos të zgjuar tiroiden!

0

Një tiroide “dembele” qëndron në bazë të një metabolizmi të ngadaltë, por mund të ekuilibrohet me një dietë të shëndetshme.
Le të zbulojmë çfarë ushqimesh e ndihmojnë tiroiden dhe çfarë ushqimesh duhen evituar:

E kush nuk e ka një mik apo mikeshë (dhe që nuk e ka pak zili) që ha dhe nuk shëndoshet asnjëherë? Dihet, është çështje metabolizmi: Kush ka një organizëm që e shndërron shumë shpejt ushqimin në energji është më i dobët. Ushqyerja e mirë dhe ushtrimet fizike mund të bëjnë mrekullira, por dhe një gjë tjetër e ngadalëson metabolizmin: gjendrra e tiroides. Nëse hipertiroidizmi (super prodhim i hormoneve tiroidale) është i rrallë, hipotiroidizmi është më i shpeshtë, pra kur gjendra prodhon më pak hormone nga ç’duhet. Por ka ushqime që e ndihmojnë tiroiden të bëjë mirë punën e saj.

Ushqimet e pasura me jod dhe selen
Nuk ekziston një dietë standarde kundër keqfunksionimit të tiroides, sepse shkaqet e tij variojnë në çdo rast. Gjithsesi është një element i rëndësishëm për të rregulluar funksionimin e tiroides: jodi. Këshillohet kështu përdorimi i rregullt i kripës me jod. Por ushqimet e tjera të pasuruara natyralisht me jod janë peshqit e detit, algat, molusqet etj.

Edhe qumështi e veza përmbajnë jod, por ekspertët këshillojnë një dietë të ekuilibruar, që i parashikon këto ushqime jo më shumë se 2 ose 3 herë në javë dhe jo afër ekzaminimeve mjekësore, pasi mund të falsifikojnë analizat.

Një tjetër element i dobishëm për tiroiden është seleni, një antioksidant që gjendet tek drithërat, mishi dhe peshku, shumë i nevojshëm për sintezën e hormoneve tiroidale.

Ushqimet që duhen shmangur
Disa ushqime përkundrazi rrisin urinë për jod në organizmin tonë dhe që duhen konsumuar me masë. Bëhet fjalë për lakrat, brokolin, lulelakrën, sojën, farat e lirit, rrepat dhe drithërat integrale. Sipas mjekëve duhen konsumuar dhe në rast se gatuhen, impakti negativ është më i pakët. Mjafton të mos abuzoni dhe të mos i hani të pagatuar.