Ushqimet për të cilat trupi juaj do ju falenderojë nëse i konsumoni!

0

Si ta bëni trupin të ndihet mirë nga ushqimet që konsumoni, cilat janë përbërësit që favorizojnë dietën tuaj të përditshme dhe ndikojnë në një shëndet më të mirë?
Këto janë pyetjet që i drejtojmë çdo ditë vetes, ndaj ne kemi përgatitur një listë me ushqimet më të mira për një dietë të ekuilibruar. Mundohuni t’i konsumoni sa më shumë:
1. Bukë gruri
Buka e grurit përmban shumë vitamina, të tilla si B6 dhe B9, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve të sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe mbajnë të normalizuar gjendjen emocionale.
Sugjerim: përgatisni një sanduiç me bukë gruri, domate dhe mozzarella.
2. Boronica
Boronicta përmbajnë një gamë të gjerë vitaminash dhe vlerash ushqyese, të cilat kontribuojnë në shëndetin e lëkurës, parandalojnë sëmundjen e kancerit dhe gjithashtu përmirësojnë funksionet e zemrës.
Sugjerim: kos me luleshtrydhe dhe boronica.
3. Avokado
Avokado mbron funksionet e zemrës, ndihmon në stabilizimin e presionit të gjakut dhe redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sugjerim: në vend të gjalpit për sanduiçin përdorni salcë avokadoje

  1. Karota
    Një karotë në ditë e mban mjekun shumë larg. Karota ndihmon sistemin tonë imunitar, përmban carotene: një substancë që kthehet në Vitamina А brenda trupit tonë.
    Vitamina A përmirëson rezistencën tonë ndaj infeksioneve.
  2. Banane
    Bananet shpesh ndodh të përjashtohen nga lista e ushqimeve të shëndetshme. Por asgjë nuk mund t’i zëvendësojë më mirë se banania nivelet e sheqerit në gjak.
    Bananet përmbajnë pektin, që ndihmon në heqjen e toksinave nga trupi ynë.
    Sugjerim: smoothie me banane dhe mollë për pasdite ose mëngjes.
  3. Arra
    Arrat përmbajnë një sasi të madhe fibrash, të cilat ndihmojnë në shëndetin e enëve të gjakut, përmirësojnë tretjen, si dhe forcojnë sistemin imunitar dhe kockat.
  4. Fiqtë
    Fiqtë përmbajnë fruktozë, glukozë, celulozë, pektinë, acide organike, vitamina A, C, B1, B12 etj. Ata përmirësojnë tretjen, forcojnë kockat dhe zvogëlojnë rrezikun e osteoporozës.
  5. Vezë
    Vezët përmbajnë 12 vitamina themelore: A, D, E, K, grupin (B1, B2, B3, B4, B9) dhe disa të tjerë. Ato janë gjithashtu të pasura me aminoacide dhe janë një super ushqim për trupin e shëndetin tonë.
    Sugjerim: Hani për mëngjes ose darkë një omëletë, ose një vezë të skuqur, të zier!