Rregullohet rrethi i dëmtuar në Hoçë të Qytetit…

0

Ka mjaftuar njoftimi në Qendrën e Thirrjes se është dëmtuar rrethi në Hoçë të Qytetit, për të intervenuar ekipet e kontraktuara nga Komuna e Prizrenit.

“Pas njoftimit të pranuar nga Qendra e Thirrjeve për dëmtim të rrethit në Hoçë të Qytetit, është bërë intervenimi i menjëhershëm për përmirësimin e gjendjes, duke u zëvendësuar kubëzat e dëmtuara me ato të reja.
Për çdo dëmtim, prishje apo parregullsi, na njoftoni në Qendrën e Thirrjeve, në numrin pa pagesë 0800 19 200, apo në Viber dhe ëhatsApp në numrin +383 45 119 200”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/