Rregullohet kalldrëmi i dëmtuar në Urën e Arastës…

0

Është duke vazhduar sanimi i rrugëve gjithandej nëpër qytetin e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit tashmë është duke punuar në rregullimin e rrugës te ura e Arastës e cila qon në sheshin Shatërvani.
“Zona e parë e qendrës historike të Prizrenit po trajtohet në vazhdimësi për përmirësimin e gjendjes aktuale.
Në Urën e Arastës po rregullohet kalldrëmi i dëmtuar, ndërsa në rrugën e Pushkatarëve janë mbjellë fidanë të rinj për ta shtuar gjelbërimin në këtë zonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/