Inspektorati i jep afat bizneseve dhe qytetarëve deri me 25 qershor që t’i lirojnë trotuaret dhe hapësirat publike…

0

Drejtoria e Inspektorateve urdhëron të gjithë pronarët e subjekteve afariste, si dhe qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët kanë vendosur pengesa në trotuare dhe hapësira të tjera publike që deri më 25.06.2018 të jenë të larguara, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspektorateve.

“Këtu përfshihen reklamat, pengesat lëvizëse dhe statike, tezgat, tavolinat, karriget, si dhe mallrat nga ana e stërshitësve ambulantë, që janë në kundërshtim me dispozitat e Vendimit Komunal për Rregullimin e Qytetit dhe të Shërbimeve Komunale.

Në të kundërtën, Drejtoria e Inspektorateve do të marrë masat e duhura për largimin e tyre, në bashkëveprim me organet e tjera shtetërore. Ndërsa ndaj pronarëve të bizneseve, apo qytetarëve, të cilët nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese, pos largimit dhe konfiskimit, do të merren edhe masat ligjore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspektorateve./04online.info/