Simptomat, trajtimi dhe parandalimi i gurëve në veshka

0

Gurët në veshka njihen se shkaktojnë shumë dhimbje, megjithatë shumë pak njerëz e dinë çfarë janë gurët në veshka. Dhimbja mund të shkaktohet në pjesën e poshtme të shpinës anash, në bark, e gjithashtu te meshkujt edhe në testikuj, transmeton Telegrafi.
Gurët largojnë produkte të panevojshme nga gjaku, të cilat pastaj dalin nga trupi përmes urinës.
Gurët në veshka shkaktohen kur këto produkte të panevojshme në gjak formojnë kristale, të rriten dhe bëhen si guri.
Çfarë i shkakton ato?
Shumicën e rasteve përbërja e tyre është nga kalciumi, por kimikalet tjera përfshijnë acidin urik, cisteinën dhe amoniakun.
Disa studime thonë se medikamentet e caktuara, si aspirina, disa lloje të antibiotikëve dhe disa lloje të medikamenteve anti-epilepktike, e rrisin rrezikun e gurëve në veshka.
Ata që hanë pak fibra dhe shumë proteina janë më të rrezikuar të zhvillojnë gurë në veshka.
Si të parandalohen gurët në veshka
Fillimisht, është e rekomanduar të konsumoni shumë ujë sepse kjo ndihmon në parandalimin e formimit të tyre. Nëse gurët në veshka konsumohen nga konsumimi i sasive të mëdha të kalciumit, atëherë hani ushqime që përmbajn oksalate, të cilat e ndalojnë kalciumin të absorbohet nga trupi.
Ushqimet e tilla janë pemët dhe perimet.
Si trajtohen gurët në veshka?
Nëse është shumë vonë dhe gurët janë formuar, atëherë ju nevojitet tretmani! Shumica e gurëve në veshka janë më të vogël se 4mm në diametër, e cila është madhësi e mjaftueshme për ta larguar përmes urinës dhe kjo mund të trajtohet në shtëpi.
Por, për çdo rast, është mirë të konsultoheni me doktorin.