Haskuka: Ju uroj Festën e Fitër Bajramit. Paçi gjithmonë shëndet, mirëkuptim dhe begati në familjet tuaja!

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka uruar qytetarët e besimit Islam Festën e Fitër Bajramit.

“Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Pas ditëve të agjërimit, adhurimit, sakrificës e mirësisë , Fitër Bajrami është dita kur për të gjithë besimtarët vije lehtësimi.
Veçoritë e muajit të Ramazanit le të jenë shtysë për t’u angazhuar edhe më shumë për shoqërinë e vendin tonë, le të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe të mbarë njerëzimit.
T’u japim mburojë atyre që ndihen të kërcënuar. T’u ndihmojmë atyre që kanë nevojë dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë dhe solidare.
Në emrin tim personal, të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të Komunës, ju uroj Festën e Fitër Bajramit.
Paçi gjithmonë shëndet, mirëkuptim dhe begati në familjet tuaja!

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Prizrenit,
Mytaher Haskuka”, thuhet në urimin e Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka./04online.info/