Elvis Naçi ndihmon një grua me dy fëmijë të cilën e ka braktisur bashkëshorti në mes të Gjermanisë…

0

Elvis Naçi tashmë është kthyer në një nga figurat më të dashura dhe më të diskutuara bashkë më këngëtarin Sidrit Bejleri të cilët realizojnë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, shkruan Onair
Teologu Naçi ka treguar përmes rrjetit social Instagram që tashmë kanë arritur që falë ndihmës së shqiptarëve të gëzojnë edhe një familje shqiptare.
Ai ka treguar që kjo grua që është ndihmuar është braktisur nga bashkëshorti në mes të Gjermanisë.

“Bashkëshorti e braktis në mes të Gjermanisë dhe ajo ngeli e vetme me dy fëmijët e saj në një vend të panjohur. Brenga dhe shqetësimi i madh që kishte u bë shkas që ajo të paralizohej. E shqetesuar në maksimum për të ardhmen e dy fëmijëve kthehet në Gostivar. Të vetmin vendqendrim në Gostivar, kishte një dhomë shumë të vogël pa asnjë kusht jetese! Shqiptarët u bënë bashke dhe kthyhen lotët e trishtimit në Lot gëzimi duke i dhuruar banesë të re”, ka shkruar Naçi.