Njeriu i çajit bëhet me shtëpi një ditë para Bajramit…

0

Ishte bërë shumë i famshëm me faktin se pi shumë çaj. Adnani nga Vushtrria që thoshte se i pi deri në 70 çaja gjatë ditës, u bë edhe me shtëpi të re.

Kjo ka ndodhur vetëm një ditë para, siç myslimanët e quajnë, natës së Bajramit.

Njoftimin për shtëpi të re e ka bërë humanisti Halil Kastrati, i cili edhe i ka publikuar fotografitë teksa ia dorëzojnë çelësat Adnanit, së bashku me aktorin Shpëtim Desku.
Në fotografi shihet Adnani teksa qëndron para derës, ndërkohë që në një fotografi tjetër ata shihen brenda shtëpisë së tyre të re.

E Adnani nuk është i vetmi që u bë me shtëpi të re pak para Bajramit. Kastrati ka publikuar edhe shtëpitë e tjera të dhuruara në Skënderaj e Mitrovicë.