Rusia hap Botërorin me spektakël

0

Nikoqiri i Kupës së Botës, Rusia, e ka mposhtur me lehtësi Arabinë Saudite, në ndeshjen hapëse të Botërorit, e cila u zhvillua në stadiumin Luzhniki, ku ishte i pranishëm edhe numri një i Rusisë, Vladimir Putin, së bashku me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.

Rusia fitoi 5-0 me golat e Yuri Gazinskiy 12’, Denis Cheryshev 43’ e 91’, që hyri në lojë në minutën e 24’, në vend të lënduarit, Alan Dzagoev, Artem Dzyuba në minutën e 72-të dhe për 5-0 u përkujdes njeriu që asistoi dy herë, Aleksandr Golovin, duke shënuar gol të bukur në fund nga gjuajtja e lirë.
Rusia tani është lider i Grupit A me 3 pikë, ndërsa nesër nga ora 14:00 zhvillohet sfida tjetër e këtij grupi mes Egjiptit dhe Uruguait.