LVV-ja në Prizren: Gëzuar Fitër Bajrami me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja…

0

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren uron të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit, thuhet në urimin e LVV-së në Prizren.

“Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica duke u bërë një shkëputje nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që shton solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.
Urojmë që të angazhohemi për shoqëri të drejtë e solidare, duke iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, për të cilët duhet të angazhohemi si shoqëri .
Gëzuar Fitër Bajrami me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja. Shëndet e mirësi për secilin! Urime!”, thuhet në urimin e LVV-së në Prizren./04online.info/