Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje me “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 40 shtëpive për familjet në nevojë…

0

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën bamirëse Jetimat e Ballkanit për ndërtimin e 40 shtëpive për familjet në nevojë, sipas formës me çelësa në dorë, ka njoftuar Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Prej tyre, 20 shtëpi Komuna do t’i ndërtojë me mjete vetanake, ndërsa 20 të tjera në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Sipas marrëveshjes, Komuna do të dhurojë material ndërtimor, ndërsa Shoqata Bamirëse do të sigurojë donacione për ndërtim.
Në të kaluarën, Komuna u ka dhënë nevojtarëve mjete financiare për ndërtim, me kusht që ata t’i ndërtonin vetë shtëpitë, por në mungesë të mjeteve, në shumë raste materiali i dhuruar për ndërtim ishte stërshitur.
Solidariteti ndaj familjeve me mundësi të kufizuara është obligimi më i lartë i gjithë shoqërisë, prandaj Komuna e Prizrenit, në kuadër të mundësive financiare, do t’u sigurojë strehim 40 familjeve në nevojë”, ka shkruar në facebook Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka./04online.info/