Haskuka i premton ndihmë familjes Minci pas djegies të kulmit dhe lëndimit të dy familjarëve…

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka vizituar familjen Minci në lagjen e Terzi Mahallës, të cilës ditë më parë ju ka djegur një pjesë e shtëpisë.

Nga ky aksident kanë pësuar dy anëtarë të kësaj familje, ndërsa Haskuka i ka premtuar ndihmë në riparimin e kulmit të djegur.
“Ditë më parë, në familjen Minci, në lagjen e Terzi Mahallës, ka ndodhur një tragjedi.
Me këtë rast janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë dhe gjendet për trajtim jashtë vendit.
Gjatë vizitës që i bëra kësaj familjeje, i premtova një ndihmë simbolike, po ashtu edhe riparimin e kulmit të djegur, ndërsa të aksidentuarve i dëshiroj shërim sa më të shpejtë.
Solidariteti shoqëror gjithmonë ka qenë virtyt i qytetarëve të Prizrenit, andaj ju ftoj të gjithë ju që keni mundësi t’u gjendeni pranë kësaj familje”, ka shkruar në facebook Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka./04online.info/