PDK-ja në Prizren uron besimtarët mysliman me rastin e Festës së Fitër Bajramit…

0

Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas përmbushjes së obligimit të agjërimit dhe përkushtimit të plotë ndaj Zotit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, të gjithë besimtarëve të besimit Islam të Komunës së Prizrenit u’a uron festën e Fitër Bajramit, thuhet në urimin e PDK-së në Prizren.

“Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit, dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore.
Në festën e Fitër Bajramit duhet t’i gjindemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjell tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore, drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tone”, thuhet në urimin e PDK-së në Prizren./04online.info/